Qeverisja lokale e Tetovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë për punë dhe politika sociale (MPPT), për të gjetur një lokacion të përshtatshëm për ndërtimin e një kopshti të ri fëmijësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Frosina Tashevska – Remenski, ministre e MPPT-së, deklaroi se janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të tre qendrave për zhvillim të fëmijërisë së hershme në Tetovë, ndërkaq gjatë qëndrimit të saj në Tetovë, Remenski u takua me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e më pastaj vizitoi edhe Qendrën për punë sociale në Tetovë, ku u tha se kjo Qendër ka mungesë të pajisjeve për punë, si vetura zyrtare, kompjuterë, skenerë, printerë, etj./Telegrafi/