Telegrafi

Tetova sot u përfshi nga reshjet e dendura të shiut

Shi i rrëmbyeshëm e ka përfshirë Tetovën në mesditë . Reshjet zgjatën vetëm disa minuta por mjaftuan që rrugët e qytetit të shndërrohen në liqene, njofton “Alsat”.

Për shkak të reshjeve të dendura, ujërat e zezë dolën në sipërfaqe në disa pjesë të qytetit.

Autoritetet ende nuk kanë njoftuar nëse janë shkaktuar dëme.

Me përmbytje nga reshjet të shiut Tetova u ballafaqua edhe rreth tre muaj më parë, ku u përmbytën edhe disa shtëpi e bodrume të bizneseve, ndërsa shumë rrugë u mbushën me zall e baltë.