Qentë endacak që lirshëm lëvizin nëpër hapësirat publike, duhej që nga dhjetori i vitit të kaluar të çohen për kujdes në objekt të ndërmarrjes publike “Higjiena komunale”.
Kështu të paktën njoftuan autoritetet komunale. Për kujdesin e qenve endacak u soll vendim në mbledhjen e këshillit, dhe për këtë qëllim u ndanë para nga buxheti komunal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Thuhej se në muaj do të kapen me dhjetëra qen, por kaluan tri muaj dhe asgjë s’është realizuar në praktikë.
Autoritetet nuk shqetësohen për faktin se disa nga qentë kanë sëmundje dhe se regjistrohen helmime masovike ndaj tyre. Helmet hidhen te hapësirat publike, duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve./Telegrafi/