Site icon Telegrafi

Tetova pa organizim dhe zbukurime do ta presë Vitin e Ri

Komuna e Tetovës këtë vit nuk do të organizojë pritje të Vitit të Ri, si dhe nuk do të ketë zbukurime në qytet.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve kryetarja e komunës Teuta Arifi, tha se mjetet të cilat ishin paraparë për Vitin e Ri, janë ridedikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kemi organizuar pritje dhe siç e shihni nuk ka as zbukurime. Me vendim të këshillit të komunës ato mjete u dedikuan për ndihmë në Komunën e Durrësit, për shkak të tërmetit. Nuk kemi mundësi tjera nga buxheti, kështu që mendoj se për të gjithë do të jetë më mirë të jemi në shtëpitë tona”, tha Teuta Arifi.

Në disa qytete tjera të Maqedonisë do të organizohet pritje e Vitit të Ri, ndërsa në Shkup qytetarët do t’i argëtojë këngëtari Dino Merlin./Telegrafi/

Exit mobile version