Site icon Telegrafi

Tetova nikoqir i Gjimnaziadës

Tetova për herë të parë do të jetë nikoqir i Gjimnaziadës, ngjarja më e madhe sportive për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni. E njëmbëdhjeta me radhë Gjimnaziada do të festohet ditën e premte, ndërsa në tre vjetët e ardhshme rreth 700 nxënësit nga Maqedonia do të marrin pjesë në disiplina sportive të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në hapjen solemne ditën e premte në ora 18:00 në qendrën e qytetit pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga Qeveria. Garat do të luhen nga ora 13:00 deri më ora 17:00, deri të shtunën, njëkohësisht në të gjitha shkollat sallat sportive në komunën e Tetovës.

Hyrja nëpër objektet për ndjekjen e garave do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Exit mobile version