Site icon Telegrafi

Tetova: Ndjenjë e mirë pas kësaj fitore, Ulpiana ka luajtur vetëm dy ndeshje të dobëta

Ulpiana është përkujdesur për befasinë në xhiron e 12-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra lipjanase ka arritur ta mposhtë Ballkanin me rikthim 2-1, duke ia shkaktuar humbjen e parë suharekasve.

Iran dhe Ardi Shala ishin realizuesit e golave për skuadrën bardhekaltër.

Pas ndeshjes trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka thënë se është ndjenjë e mirë për këtë fitore, duke marrë parasysh që e mposhtën Ballkanin.

“Ndjenjat janë shumë të mira si pas çdo fitore”, tha fillimisht Edlir Tetova.

“Pjesa e parë ishte më e mirë për Ballkanin, por pjesa e dytë na takoi neve, ne kemi bërë vetëm dy ndeshje të dobëta”.

“Ulpiana gjithmonë ka bërë ndeshje të mira por rezultatet nuk ishin të mira”, tha Tetova. /Telegrafi/

Exit mobile version