Këshilli i komunës së Tetovës sot ka votuar Këshillin drejtues dhe mbikëqyrës të ndërmarrjes publike transportuese ”Transporti Tetovë”. Kryesuesi i Këshillit, Hysen Xhemaili, pret që kjo ndërmarrje të funksionoj këtë vit, kur edhe pret që Ministria e transportit dhe lidhjeve t’i miratoj disa autobusë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Këshilli ka votuar edhe planin operacional për mbrojtje nga vërshimet për vitin 2016 që parasheh regullimin e lumejve, shtrateve të lumejve, mbajtjen e kanaleve hapur, etj. Një pjesë e parave janë siguruar nga buxheti i komunës, ndërkaq për pjesën tjetër është dorëzuar kërkesë te Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
250000 euro janë ndarë për sanimin e shtrateve të lumejve të Reçicës së vogël, Reçicës së madhe dhe Porojit, fshatra që u përfshinë nga vërshimet e vitit të kaluar. Këshilli i komunës së Tetovës vendosi formimin e qëndrës për zhvillimin e fëmijëve ”Rinia”, si edhe solli vendim që Stadiumin e qytetit, pas renovimit, ta menaxhoj ndërmarrja publike Tetova./Telegrafi/