Telegrafi

Tetova flet pas fitores së madhe të Ulpianës në udhëtim te Drenica

Ulpiana ka vazhduar me rezultate pozitive në BKT Superligën e Kosovës.

Lipjanasit kanë triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultat 0-1, falë golit të shënuar nga Marcelei Santos, pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Mysafirët kanë luajtur një ndeshje të mirë në fazën mbrojtës dhe tentonin që me kundërsulme të gjenin golin dhe ia arritën një gjëje të tillë.

Pas ndeshjes, trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova ka treguar strategjinë për këtë takim.

“Ne vinim nga rezultatet pozitive të skuadrës dhe ishte gjë e mirë për ekipin kjo fitore ndaj Drenicës”.

“Brenda ekipit morali me të vërtetë është shumë i lartë. Provuam disa herë kundërsulmin ndërsa në pjesën e parë kishim defekte në mbulimin e pozitave në mesfushë”

“Gjatë pjesës së dytë e rregulluam ekuilibrin tonë dhe arritëm që ta fitojmë këtë duel”, tha pas ndeshjes Tetova.

Pas kësaj fitore, Ulpiana zë vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/