Telegrafi

Tetova do të bëhet me sistem të ri të ujësjellësit

Deri tani janë realizuar 80 % nga punët e kryera të projektit. Sistemi përfshin 8,5 km përçues nga vendi i mbledhjes ­ “Leshnicë” deri te vendi i mbledhjes ­ “Lumi i Ftohtë”.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 115 milionë denarë të siguruara nga Qeveria e RM­-së prej të cilave deri më tani Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar 67 milionë, që është rreth 60 % nga vlera e përgjithshme e projektit, njofton Portalb.

“Afati për realizim të projektit është 14 muaj dhe pritet përfundimi i saj në dhjetor të vitit 2015. Me realizimin e këtij projekti do të sigurohen 200 litra shtesë në sekondë me ç’ka do të zgjidhet ky problem i madh me të cilin ballafaqohet popullsia në Tetovë”, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/