Site icon Telegrafi

Tetori me temperatura 33 gradë Celsius, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të pakta përgjatë relieveve kodrinore-malore në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 9 deri 28 gradë Celsius, në zonat e ulëta 10 deri 33 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 14 deri 30 gradë Ceslius.

Exit mobile version