Nga: Dashnor Kokonozi
Me të marrë pushtetin në atë tetorin e largët 1917, Lenini urdhëroi arrestimin e të gjithë artistëve në Rusi, të shkrimtarëve dhe të shkencëtarëve te “regjimit te vjetër”. Për Pavlovin (Ivan) përjashtimisht urdhëroi t’i jepen dy racione ushqimi – një për vete dhe një për qentë e tij)
Maxim Gorky, i vetmi shkrimtar me emër që ishte përkthyer kudo nëpër Evropë dhe që i ishte bashkuar revolucionit (jo pa dyshime të shumta e ndonjë përjashtim), mbeti keq. Kështu, bënte ç’bënte, i shkonte në zyrë Leninit dhe i kërkonte të lironte ndonjë nga shokët e tij te dikurshëm.
Ne fakt, thotë Gorky, ai kurrë nuk ma prishte.
Një dite shkoi për poetin e madh Aleksandr Blok. Ia dha edhe për të një cope letër që ta heq nga toga e pushkatimit, por Lenini tha:
– Aleksei Maksimoviq, ç’merresh edhe ti me këto plehra?
Duket se marrëdhënia e komunizmit me poezinë vështirë të klasifikohet si “dashuri me shikimin e parë”. Komunizmi i kërkonte poezisë të kundërtën e asaj çka ishte shkruan në ADN-në e saj (gjë që nuk do të thotë se do të mungonin t’i bashkëngjiten rapsodë të shumtë),