Për herë të parë në fshatin Tushemisht të Pogradecit u organizua festa e Teto Ollgës. Figura e njohur dhe shumë e dashur për njerëzit – personazhi i filmit “Zonja nga qyteti”, i luajtur nga Violeta Manushi – u kthye në veçantinë e kësaj feste.
Kjo festë u organizua pikërisht në fshatin ku është xhiruar edhe filmi. Ajo ka qenë e mbushur plot me aktivitete të ndryshme si pazar me punime artizanale, konkurs kulinarie, kinema verore etj.
Organizatorja Zana Sina thotë se projekti ka për qëllim afrimin e sa më shumë turistëve në zonën e Tushemishtit.
Promovimi i turizmit të kësaj zone e ndërthurur me Teto Ollgën, do të shërbejë si një risi në fushën e Pogradecit.
Kjo festë tashmë do të jetë e përvitshme dhe pritet që vizitorët të jenë çdo vit e më të shumtë. /Shqiptarja/