Site icon Telegrafi

Tetëvjeçarja që ishte rrëmbyer në Francë, u gjend së fundmi në Zvicër së bashku me nënën e saj – kjo e fundit u arrestua nga autoritetet

Një vajzë tetëvjeçare e cila u rrëmbye në Francën lindore të martën, është gjetur me nënën e saj në Zvicër.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vajza ishte në gjendje të mire shëndetësore pasi u gjet në një zonë të pabanuar te një fabrikë e vjetër në fshatin kufitar të Sainte-Croix, tha prokurori francez, François Perain.

Lidhur me këtë rast, nëna e saj, Lola Montemaggi, u mor nën arrest nga policia zvicerane.

Lole Montemaggi

Zyrtarët thonë se ajo urdhëroi rrëmbimin e vajzës së saj, për të cilën ajo nuk kishte më kujdestari. Vajza u mor nga shtëpia e gjyshes.

Autoritetet patën deklaruar se vazja ishte rrëmbyer në Poulieres, në zonën e Vsoges, nga tre burra që e dorëzuan tek e ëma 20 minuta më vonë; nuk ishte përdorur dhunë ndaj tetëvjeçares. /Telegrafi/

Exit mobile version