Një 18-vjeçar ka vdekur nga coronavirusi, duke shënuar vdekjen më të re në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo vdekje vjen në momentin kur janë regjistruar edhe 665 raste të reja që janë infektuar me coronanirus, shkruan Daily Mail.
Numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar tani ka shkuar në 5,683 dhe kryeministri paralajmëroi publikun britanik sot se ata kishin 24 orë për të marrë masa distancuese sociale seriozisht ose ai do të zbatojë një bllokim total të stilit italian, pasi mijëra persona vazhduan t’i injoronin këshillat e qeverisë britanike.
Kryeministri përdori konferencën e tij të përditshme për shtyp për të paralajmëruar se ‘nuk ka dyshim’ se ai do të veprojë për të mbyllur hapësirat dhe për të kufizuar të gjithë lëvizjen jashtë shtëpive nëse njerëzit vazhdonin të vepronin pa mend, transmeton Telegrafi.
Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar 281 persona, me më shumë se 5.600 raste të konfirmuara deri më tani.
Ata që vdiqën në Angli ishin të moshës midis 18 dhe 102 vjeç, thanë autoritetet. /Telegrafi/