Telegrafi

Tetë yje e mëdha të futbollit që për ta nuk e keni ditur se kanë luajtur te Willem II – nga Van Dijk te De Jong e Stam

Janë disa klube të njohura në Holandë që ndër vite e thonë fjalën kryesore, por edhe ato të voglat nuk është se nuk kanë përfituar. 

Ajax, PSV Eindhoven dhe Feyenoord e kanë dominuar futbollin holandez, sidomos në epokën moderne, duke fituar nga 33, 24 dhe 15 tituj.

Klubet e tjera ë kanë pasur histori janë: AZ Alkmaar dhe FC Twente, që janë të vetmit që e kanë fituar Eredivisie në shekullin 21, ndërsa tani klubi pak i njohur HVV Den Haag i fitoi 10 tituj para Luftës së Parë Botërore.

Willem II – aktualisht i teti në renditje – ka zhvilluar disa lojtarë të profilit të lartë gjatë viteve të fundit.

Klubi i bazuar në Tilburg ka fituar tre tituj holandezë, së fundi në mes të viteve 1950, por lojtarët më premtues të ekipit në përgjithësi nuk kanë qëndruar për shumë kohë.

Më poshtë i gjeni tetë lojtarë që ndoshta nuk e keni ditur që kanë luajtur me fanellën e Ëillem II, duke përfshirë edhe disa yje të tyre të tanishëm.  /Telegrafi/

Virgil van Dijk

Te Willem II: 2009-2010

Klubi aktual : Liverpool

Frenkie de Jong

Te Willem II: 2014-2015

Klubi aktual: Ajax (Bashkohet me Barcelonën me 1 korrik 2019)

Marc Overmars

Te Willem II: 1991-1992

Klubi aktual: Ajax (drejtor)

Mousa Dembele

Te Willem II: 2005-2006

Klubi aktual: Guangzhou R&F

Sami Hyypia

Te Willem II: 1995-1999

Klubi aktual: I pensionuar

Jaap Stam

Te Willem II: 1995-1996

Klubi aktual: PEC Zwolle (trajner)

Alexander Isak

Te Willem II: 2019-vazhdon

Klubi aktual: Willem II (huazim nga Borussia Dortmund)

Vurnon Anita

Te Willem II: 2018- vazhdon

Klubi aktual: Willem II (huazim nga Leeds United)