Telegrafi

Tetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi

Sot bëhet tetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kishe përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi.

Kjo sipas ndërmjetësueses në atë kohë, Federica Mogherini ishte arritur rreth orës 2 pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

Ai kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë Mbrojtja Civile.

Ndërkaq, Vuçiq kishte thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi që Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë. /kp/