Aktori Fisnik Ademi dhe modelja Dhurata Lipovica janë ndër çiftet më të dashur të ekranit.
Ata janë të martuar, kanë së bashku dy fëmijë, ndërsa gjenden pranë publikut përmes projekteve të ndryshme televizive.
Fisniku është një ndër aktorët më të pëlqyer të hit serialit “O Sa Mirë”, teksa Dhurata përveçse blogere, është dhe autore e emisionit që e drejton së bashku me burrin e saj, “Si n’shpi”.
Së fundmi, ata kanë festuar përvjetorin e tetë të martesës së tyre, ndërsa me këtë rast kanë publikuar një video të veçantë në rrjetet sociale.
Çifti shihen në harmoni me njëri-tjetrën, teksa Dhurata është ajo që rrëmben vëmendjen me kostumin e ‘nënadimëreshës’.
“Faleminderit për inkurajimin tënd të përditshëm, për dashurinë tënde të pakushtëzuar dhe të falënderoj një milion herë që je një mik, më shumë se çdo “burrë” që mund të jetë ndonjëherë” (sic.), ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e videos në fjalë. /Telegrafi/