Site icon Telegrafi

Tetë vjet burg për ish-kryetarin e Manastirit Vladimir Taleski

Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me tetë vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave në rastin “Transporter”.

Të akuzuarit tjerë morën dënime me burg prej dy vjet e gjysmë deri në 6 vjet e gjysmë, ndërsa disa morën dënime me kusht.

Këto janë dënimet që morën të akuzuarit e tjerë:

Slobodan Bonçanovski – 6 vjet e 6 muaj burg
Jorgo Ivanovski – 2 vjet e 2 muaj burg
Sasho Micevski – 3 vjet burg
Aren Shabanovski 2 vjet e 10 muaj burg
Dejan Guguçevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Aleksandar Stojçevski – 2 vjet e 8 muaj burg
Lidija Cvetanovska – 2 vjet e 6 muaj burg
Riste Joshevski – 2 vjet e 3 muaj burg
Jovka Dimovska – 2 vjet e 3 muaj burg
Xhimi Micovski – 2 vjet e 6 muaj burg

Ndërsa dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të firmave.

Të akuzuarit u ndoqën penalisht për keqpërdorim të pozitës së tyre zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të studentëve në Manastir, duke shkaktuar përvetësim prej rreth 360.000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version