Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Gjirin e Lalëzit.
Një vajzë e mitur vetëm 8-vjeçe nga Sllovakia është përplasur nga një veturë e cila drejtohej nga një 18-vjeçar.
E mitura është transportuar menjëherë për në spital, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.
“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8-vjeçarja ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sipas një video-incizimi, shihet teksa nëna e saj kap kokën kur sheh vajzën të shtrirë në tokë.