Një i mitur rreth moshës tetë vjeçare ka skijuar me një motor ski në Brezovicë, e një veprim i tillë i ka shqetësuar familjarët në qendrën e skijimit.
Sipas tyre, ngasja e motor-skive nga persona jo adekuat, mund të çojë në lëndime të fëmijëve që ndodhen aty.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se patrulla e policisë ka reaguar menjëherë për këtë rast.
“Patrulla e policisë menjëherë ka shkuar në vend ngjarje për të biseduar me prindërit si dhe me personat që u japin me qera këto mjete, për t’iu treguar që fëmijët s’duhet t’i vozisin këto mjete”, ka thënë Gashi./Telegrafi/