Telegrafi

Tetë vite më parë, Manchester City përjetoi ndër humbjet më të thella në histori nga Middlesbrough (Video)

Skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City tani është fuqi në futbollin anglez.

Sot Manchester City përballet me skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit anglez, Middlesbrough.

Por tetë vite më parë, Middlesbrough i shkaktoi një ndër humbjet më të thella në histori të klubit Cityt.

Bardh e kuqtë shënuan fitore të thellë 8-1, falë një ndeshje fantastike.

Sulmuesi Afonso Alves shënoi tre gola, ndërsa Stewart Downing dy të tjerë, duke shënuar nga një edhe Rochemback, Aliadiere dhe Adam Johnson.

Ndërkohë pothuajse është e pamundur që një humbje të tillë të pësoi City në këtë kohë, pasi llogaritet si ndër skuadrat më të forta në botë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sGOZgELbK_c