Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, u duk se dëmtoi atletet e tij të dashura ‘Adidas Adipure 11pro’ gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Reprezentuesi gjerman ka veshur të njëjtën markë atletesh që nga fillimi i sezonit 2013/2014.
Duket qartë se ai ndihet rehat duke veshur atletet klasike të Adidas. Në fakt, shoku i skuadrës së tij te Los Blancos, Gareth Bale, zbuloi një herë se Kroos i pastron vetë para çdo ndeshje.
“Ne mendojmë se ai nuk i beson ekonomit (përgjegjësit për fanella) për t’ia pastruar ato. Kështu që ai i pastron gjithmonë vetë në mënyrë që të jenë të përsosura”, ka treguar Bale.
Në një intervistë për GOAL vitin e kaluar, 32-vjeçari, fitues i Kupës së Botës tregoi historinë e atleteve të tij.
“Atletet e mia? E vërteta është se janë pak të veçanta. Nuk kam parë një lojtar tjetër të Real Madridit që i pastron çdo ditë dhe i përgatit ashtu si unë”.
“Këpucët e mia janë gjëja më e rëndësishme për mua në fushë, më shumë se për lojtarët e tjerë”, kishte thënë Kroos.
Por në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, një palë atlete të tij të vjetra ‘Adipure 11pro’ ishin në prag të shkatërrimit, pasi kishte një grisje të madhe dhe të dukshme në disa foto pas mbylljes së takimit.
Nga fotet shihen këpucët e futbollit të grisura me Kroos që festonte me shokun e skuadrës Luka Modric në “Stade de France”.
Përpara finales në Paris, Kroosit iu dha një palë 11 pro të reja, me qepje të detajeve të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë datën dhe vendndodhjen e saj.
Por në vend që të vishte modelin e ri, gjermani vendosi të përdorë ato në të cilat beson, të vjetrat, që thuhet se janë të tij tash e tetë vite.
Toni Kroos has been rocking these boots on the big occasions since 2014 ?? pic.twitter.com/onoLEN8Mw3
— ESPN FC (@ESPNFC) June 3, 2022
Tashmë gjermanit do t’i duhet të marr një palë atlete të reja, pasi këto të fundit duket se nuk do të mund t’i përdorë.
Toni Kroos ka fituar pesë Liga të Kampionëve si futbollist, një me Bayern Munich dhe katër te Real Madrid. /Telegrafi/