Bill Clinton ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri me 2001.
8 vite të mbushura me ulje dhe ngritje, por Clinton do të mbahet mend si presidenti që solli prosperitet dhe progres në jetën e qytetarëve amerikanë.
Ja cilat ishin sukseset e tij në të gjitha fushatë ekonomi, drejtësi, apo edhe çështje sociale:
Gjatë presidencës së tij u regjistrua zgjerimi më i madh ekonomik në historinë amerikane.
Në 8 vite u krijuan më shumë se 22 milionë vende të reja pune.
Pronësia më e lartë e shtëpive në historinë amerikane. Një ekonomi e fortë dhe disiplinë fiskale mbajtën normat e interesit të ulëta, duke bërë të mundur që më shumë familje të blejnë shtëpi.
Një tjetër sukses ishte fakti se në 30 vite u regjistrua papunësia më e ulët.
Rritja e standardeve arsimore, dyfishimi i investimeve në arsim dhe trajnim i dha më shumë mundësi të rinjve dhe familjeve amerikane.
Presidenti Clinton dhe zv.presidenti Gore dyfishuan ndihmën financiare për studentët.
Gjatë 8 viteve shërbim, 95% të shkollave u pajis me internet.
Shkalla më e ulët e krimit në 26 vite është një nga progreset e presidencës Clinton, ku u vlerësua për faktin se u vendosën 100 mijë policë në rrugë
Presidenti Clinton dekretoi legjislacionin më gjithëpërfshirës të sigurisë së armëve, një çështje me shumë rëndësi për amerikanët.
Akti i Pushimit Familjar dhe Mjekësor për 20 milionë amerikanë ndihmoi familjet.
Reformat e ndërmarra bënë që qytetarët të kishin të ardhurat më të larta në të gjitha nivelet.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe u regjistrua shkalla më e ulët e varfërisë në 20 vjet.
Ai u vlerësua për uljen e numrit të lindjeve te adoleshentët, po ashtu u regjistrua shkalla më e ulët e vdekshmërisë foshnjore në historinë amerikane.
Presidenti Clinton çaktivizoi më shumë se 1700 koka bërthamore nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Ai Mbrojti miliona hektarë tokë amerikane, shleu 360 miliardë dollarë të borxhit kombëtar. Në tre dekada qeveria pati shpenzimet më të ulëta. Numri i familjeve që zotërojnë aksione u rrit me 40% që nga 1992.
Një tjetër sukses për të cilin vlerësohet e mbahet mend Bill Clinton është sepse kishte kabinetin më të larmishëm në historinë amerikane. Presidenti ka emëruar më shumë afrikano-amerikanë, gra dhe hispanikë në kabinet se çdo president tjetër në historinë amerikane.