Telegrafi

Tetë viktima dhe 199 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 1.545 testime në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 199 raste pozitive me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Sot kanë ndërruar jetë tetë persona, një pacient nga Shkupi, një nga Shtipi, katër nga Tetova dhe dy pacientë nga Struga.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 7.975 persona./Telegrafi/