Boksieri afrikano-jugor, Zolani Tete mbajti kurorën e tij të WBO-së në kategorinë ‘bantamweight’ (51-54 kg) me titullin më të shpejtë botëror me nokaut.
29-vjeçari nga Afrika e Jugut arriti të bëjë një goditje mahnitëse në mjekrën e boksierit Siboniso Gonya në SSE Arena në Belfast brenda raundit të parë.
Kështu, gjyqtari u detyrua ta ndërpresë luftën pas vetëm 11 sekondave – vendosje e një rekordi të ri botëror në një finale boks.
Rekordi i mëparshëm në boks ishte për 17 sekonda pas ndeshjes midis boksierëve Daniel Jimenez dhe Harald Geier në vitin 1994.
Boksieri Gonya, pas nokautit mori trajtim mjekësor brenda ringut para se të kthehej në këmbë, duke kërkuar një maskë oksigjeni.
“E dija që meçi me Gonyan nuk do të zgjaste, unë fitova në raundin e parë!’, ka thënë fillimisht Tete pas ndeshjes.
“Trajnerët e mi janë ata që bëjnë punën prapa skenave, dëshiroj t’i falënderoj”, përfundoi boksieri nga Afrika e Jugut.
Ndryshe, boksieri Tete ka 29 ndeshje të zhvilluara si profesionist, ku nga to ka 26 fitore, 21 prej tyre me nokaut dhe tri humbje. /Telegrafi/