Një helikopter me 8 persona të përfshirë në përpjekjen e grushtetit nga FETÖ, njoftohet se është ulur në Aleksandropolis të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar se “Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter”.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve të Athinës, theksohet se helikopteri turk që ka kërkuar leje për ulje nga autoritetet greke është ulur në pistën në Aleksandropolis, e cila ndodhet në afërsi të kufirit mes dy vendeve.
Ndërsa televizioni shtetëror ERT ka njoftuar se në helikopter ndodhen 8 persona nga të cilët një prej tyre civil.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se në helikopter ndodhen ushtarët që kanë dhënë mbështetje tentativës për grusht shteti nga FETÖ. Gjithashtu në lajm thuhet se këto persona kanë bërë kërkesë për azil në Greqi.