Tanimë numri i të vdekurve thuhet të ketë mbërritur në tetë, si pasojë e një sulmi me kamion në Manhattan.
Sipas medieve të huaja, sulmuesi i cili pasi goditi disa çiklistë dhe vrapues, u ndalua kur kamioni i tij u përplas për një autobus shkollor.
Po siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë sulmit, sulmuesi kishte bërtitur “Allahu Akbar”.
Ai doli pastaj me një armë në dorë dhe u qëllua në këmbë nga policia, pas së cilës gjë u dërgua në spital.
FBI dhe Policia e New Yorkut po e trajtojnë sulmin si një akt terrorist.
Ndërkohë janë publikuar pamjet kur sulmuesi tentoi të ikte, derisa po ndiqej nga policia. /Telegrafi/