Një aeroplan është rrëzuar në një lagje banimi në Kolumbi pas ‘një dështimi të motorit’.
Autoritetet konfirmuan se të paktën tetë persona kanë vdekur në incidentin në qytetin qendror të Medellín, i dyti më i madhi në vendin e Amerikës së Jugut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë humbën jetën, por nuk ishte menjëherë e qartë nëse në bord kishte më shumë njerëz.
#Antioquia #Colombia🇨🇴- At least eight people killed after small plane crashed in #BelenRosales residential area of #Medellín, with around seven houses damaged, city authorities have reported (📹BLUAntioquia) pic.twitter.com/H8kcQUwQR8
— CyclistAnons🚲 (@CyclistAnons) November 22, 2022
Dhe pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi të zi të dendur që ngrihen nga një ndërtesë apartamentesh.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje në lagjen Belén Rosales.
Ende nuk dihet nëse është lënduar edhe ndonjë nga banorët e pallatit.
Sipas zyrtarëve të aviacionit, aeroplani u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti Olaya Herrera në Medellín.
Shkaku i saktë i rrëzimit ende nuk është përcaktuar edhe pse kryebashkiaku Daniel Quintero tha në një deklaratë se aeroplani kishte pësuar “një dështim të motorit” gjatë ngritjes. /Telegrafi/