Telegrafi

Tetë të vdekur pasi kontrabandisti i dyshuar i migrantëve u përpoq t’i ikte policisë, por përplasi makinën e tij me një tjetër në Teksas

Tetë persona gjetën vdekjen të mërkurën kur shoferi i një makine – e cila dyshohej se mbante emigrantë të kontrabanduar – tentoi të ikte nga policia dhe u përplas me një automjet që po vinte përballë në një autostradë të Teksasit jugor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit kur shoferi i një Honda Civic të vitit 2009 u përpoq të shmangte policinë.

Por Civic u përplas me një Chevrolet Equinox të vitit 2015, i cili u përfshi nga flakët.

Të gjithë në të dy automjetet vdiqën, sipas autoriteteve, përfshirë shoferin 21-vjeçar të Civic, i cili ishte nga Houston, dhe pesë pasagjerët e tij.

Disa nga pasagjerët ishin nga Hondurasi, ndërsa dy ishin nga Georgia. /Telegrafi/