Tetë persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën sot, pas një tërmeti me magnitudë 5,5 ballë të shkallës Rihter, që goditi veriperëndimin e Kinës, njoftoi media shtetërore kineze.
”Tërmeti përfshiu kontenë Taxkorgan, në rajonin autonom ujgur Xinjiang”, tha agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
”Pas tërmetit u ndjenë edhe disa lëkundje të tjera”, shtoi ajo.
Konteja Taxkorgan është rreth 300 kilometra në jug të Kashgarit, në kufi me Taxhikistanin, Afganistanin dhe Pakistanin.