Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe si pasojë tetë persona kanë humbur jetën.
Shtatë persona shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta, ndërkaq drejtuesi i automjetit nga Shkodra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, raporton Eurnews.al.
Ndërkaq, sipas A2, referuar të dhënave paraprake, viktimat janë klandestinë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët po transportoheshin me një automjet tip Benz, si dhe drejtuesi i tij.
Makina me klandestinë është pikasur nga policia në afërsi të fshatit Kuqar dhe drejtuesi i saj menjëherë ka shtuar shpejtësinë.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar. /Telegrafi/