Në 24 orët e fundit, institucionet shëndetësore të shtetit serb kanë konfirmuar 411 raste të reja me COVID-19.
Coronavirusi u morri jetën edhe tetë personave të tjerë, duke e sjellë numrin e vdekjeve në 526, raporton b92.
Gjithashtu raportohet se në respiratorë gjenden edhe 170 njerëz gjersa janë shëruar 4544 pacientë, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme epidemiologu, Predrag Kon, ka pohuar se Beogradi është një bombë e vërtetë epidemike.
“Ne po i afrohemi fundit dhe veçmas e theksoj në Beograd. Ai është, kam thënë disa herë, një bombë e vërtetë epidemike sepse ka një numër të madh vendesh ku coronavirusi papritmas mund të fillojë të transmetohet”, pohoi fillimisht doktori.
Ndryshe, Serbia deri më tani 23261 raste me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë 526 persona. /Telegrafi/