Një zjarr shpërtheu të shtunën në një rafineri në Gjermaninë jugore, duke plagosur së paku tetë vetë dhe duke detyruar autoritetet të largojnë pothuajse 2.000 banorë lokalë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit (0330 GMT) në një vend të drejtuar nga grupi Bayeroil pranë qytetit bavarez të Ingolstadtit.
Tre nga viktimat pësuan “lëndime të mesme ose serioze”, tha policia në një deklaratë.
Rreth 1,800 banorë të qyteteve të afërta të Vohburg dhe Irsching u evakuan si një masë parandaluese.
“Puna për të shuar flakët po vazhdon”, tha policia. Rreth 200 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e urgjencës iu drejtuan banorëve brenda një rreze prej 20 kilometrash për të “mbajtur dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura për shkak të tymit”.