Tetë të lënduar prej të cilëve dy më rëndë dhe dëm material prej një mijë denarëve, janë pasojat nga tre aksidente komunikacioni të shkaktuara nga mospërshtatja e shpejtësisë, që ndodhën dje në rajonin e Tetovës.
Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se aksidenti me më shumë të lënduar (pesë persona) ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën lokale që lidh fshatrat Kamjan dhe Sedllarca e Epërme, në afërsi të autostradës Tetovë-Gostivar, pasi nga korsia ka dalur makina “Audi” me targa të Tetovës, e drejtuar nga I.I (27) nga Sedllarca e Epërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy persona janë lënduar edhe në aksidentin që ndodhi rreth orës 11:40 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Pallçisht të Poshtëm. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy makina me targa të Tetovës – “Sead Cordoba” e drejtuar nga N.K (24) nga Tetova dhe “Golf” me targa të Kumanovës e drejtuar nga F.I (53).
Ndërsa në aksidentin e tretë që ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën “142” në Tetovë, lëndime trupore ka marrë Z.R (49) nga Tetova, i cili është goditur me makinë të tipit “Golf” nga tetovari I.S (41).
Sipas të dhënave të para nga hetimet e kryera në tre vendet e aksidenteve, arsye ka qenë shpejtësia e madhe./Telegrafi/