Telegrafi

Tetë sulmuesit më të fuqishëm në futbollin modern – nga Adriano e Drogba te Ibrahimovic

Nuk duhet të jesh i fuqishëm që të jesh sulmues i madh, por nëse je të ndihmon shumë.

Kemi parë disa lojtarë të fuqishëm ndër vite, disa nga ta që kanë bërë çudira në fushë.

90min.com kanë zgjedhur tetë lojtarët më të fuqishëm të viteve të fundit.


Adriano

Adriano, në kulmin e tij, pa dyshim ishte një nga sulmuesit më të mirë që bota ka parë ndonjëherë, dhe një pjesë e madhe e kësaj ka qenë dhe forca e tij.

Braziliani ishte një forcë dominuese në Serie A, ku luajti për Interin dhe Parman.

Ai shënoi 77 gola dhe 18 asiste në 180 paraqitje në Itali dhe gjithmonë do të mbahet mend si një nga lojtarët më të fuqishëm në histori.


Didier Drogba

Në ditët e tij, Didier Drogba ishte thjesht i pandalshëm. Ai i shijonte betejat fizike me mbrojtësit dhe rrallë dështonte.

Dikur te Marseille pastaj te Chelsea .

Ai fal fizikut të tij luajti edhe në Shangai Shenhua, Galatasaray, Montreal Impact dhe Phoenix Rising, para se të varte këpucët e tij në nëntor 2018.


Zlatan Ibrahimovic

Që kur u transferua në Ajax në vitin 2001, fuqia e Zlatan Ibrahimoviç nuk ka qenë sekret për askënd në botë.

Eksperti i taekwondos ka përdorur fizikun e tij si avantazh.

Suedez ka luajtur në Itali, Spanjë, Angli dhe Francë, dhe kohët e fundit ka dominuar në Major League Soccer.


Hulk

Ai njihet si ‘Hulk’ për shkak të ngjashmërisë së tij me superheronin gjigant imagjinar, por fuqia e tij ishte reale.

Ai luajti në Porto, ku videot e tij bën ai të bëhej i famshëm.

Atë e pëlqenin klube si Arsenali dhe Chelsea, por Hulk nga Porto kaloi te Zenit Saint Petersburg, dhe tani po tregon fuqinë e tij ç’njerëzore për Shanghai SIPG.


Adebayo Akinfenwa

‘Bisha’ Adebayo Akinfenëa ka mahnitur mbarë botën, kryesisht për shkak të trupit të tij mahnitës.

Në fakt, Akinfenëa është aq i madh sa shumë kritikë, thoshin që fiziku i tij nuk është për një futbollist.

Ai duket më shumë si lojtar i ragbit.


Julio Baptista

Ish-lojtari i Arsenalit, Real Madridit dhe Sevillas, Julio Baptista e kishte nofkën ‘Bisha’ dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.

Ai ishte një mesfushor mbrojtës në fazat e hershme të karrierës së tij, por fuqia e te bëri të luante sulmues.

Tani 37 vjeç, Baptista është aktualisht lojtar i lirë pas largimit nga klubi rumun CFR Cluj në mars.


Diego Costa

Pyesni çdo tifoz të Ligës Premier ose La Ligas rreth Diego Costa, dhe ata nuk do të hezitojnë t’ju tregojnë për fizikun e tij.

Lojtari o Atletico Madridit luajti edhe te Chelsea.

Ai shpesh faji i fuqisë që ka shkakton edhe faule.


Cristiano Ronaldo

Pak lojtarë në historinë e futbollit kanë punuar për t’i ruajtur nivelet e fizikut si ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ai mund të jetë 34 vjeç, por nuk po tregon shenja të ngadalësimit.

Ruajtja e atij niveli fizik nuk është e lehtë, por Ronaldo e bën atë të duken aq të thjeshtë sa frymëmarrja. /Telegrafi/