Shumë sportist janë shndërruar në heronj në qytetet dhe endet nga vijnë.
Emrat e tyre tashëm janë përjetësuar në rrugë, palestra, stadiume, por edhe në aeroporte.
Janë tetë yje të sportit që emrat e tyre janë stampuar në aeroporte.
Louisville, qyteti i Kentuckyt, nga vjen Muhammad Ali, ka vendosur që aeroportit t’ia vë emrin e legjendës së boksit.
Ish kampioni i botës në peshat e rënda në boks, ka vdekur në vitin 2016.
Më poshtë janë tetë aeroportet aeroportet që mbajnë emra sportistësh dhe arsyet pse i janë vënë.
Diagoras i Rhodes
Aeroporti international i ishullit grek Rhodes mban emrin e Diagoras, një sportist i shekullit V. Ai ishte bokser dhe triumfoi në katër parë lojëra greke: Olympic, Nemean, Isthmian dhe Pythian.
Muhammad Ali
Louisville, qyteti i Kentuckyt, nga vjen Muhammad Ali, ka vendosur që aeroportit t’ia vë emrin e legjendës së boksit.
George Best
Në vitin 2006, një vit pasi ndërroi jetë, aeroporti i Belfastit mori emrin e legjendës së Manchester United, që e ka fituat Topin e Artë në vitin 1968.
Cristiano Ronaldo
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka emrin në një aeroport, pasi në qytetin e lindjes Madeira, ia vunë emrin e tij në vitin 2017.
Edmund Hillary
Alpinisti dhe zbuluesi nga Zealanda e Re, u bë njeri i parë që u ngjitë në majën e Everest.
Ai u nderuar duke ia vënë aeroportit të Luklass në Nepal emrin e ri. AI konisderohet aeroporti më i rrezikshëm në botë.
Albert Bond Lambert
Ish golfist dhe i dytë në Olimpiadën e vitit 1904, ai ka qenë edhe pilot, ndër të parët në SHBA.
Ai vinte nga Lambert-Saint Louis dhe aeropirti i këtij vendi mban emrin e tij.
Arnold Palmer
I njohur si ‘Mbreti i Golfit’, ai u nderua me emrin e aeroportit në Pennsylvania në vitin 1999. Ishte dhuratë për ditëlindjen e tij të 70-të.
Seve Ballesteros
Spanjolli i vetëm me një privilegj të tillë. Në Santander, është emri Seve Ballesteros-Santander Airport.
Ai ka qenë golfist i njohur. /Telegrafi/