Site icon Telegrafi

Tetë politikanet më atraktive në botë: Disa prej tyre janë përfshirë në skandale (Foto)

Nga Italia në Kanada, femrat që jua sjellim më poshtë, kanë punuar në nivele të ndryshme, qoftë në parlamente apo qeveri, ndërsa ajo për të cilën pajtohen të gjithë është se janë shumë atraktive.

Disa prej tyre janë përcjellë edhe nga skandalet me politikanët më me emër në botë.

Nicole Minetti

Nicole është një stomatologe, e cila në vitin 2009 ia kishte rregulluar dhëmbët ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, të cilin e kishte sulmuar një mashkull në Milano duke ia thyer dhëmbët.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u anëtarësua në partinë e tij, madje duke siguruar një vend në parlament, njofton Telegrafi.

Nga politika u tërhoq pasi u përfshi në skandalin e thirrjes së femrave të reja në orgjitë e Berlusconit. U dënua edhe me burg, kurse më pas iu kthye profesionit të stomatologjisë dhe filloi të punonte si DJ. Në rrjetet sociale nuk heziton të publikojë fotografi provokuese.

Alina Kabaeva

 

Gjatë viteve 2007-2014 padyshim se politikanët në Dumën ruse e kanë pasur problem të përqendrohen, duke qenë se pranë tyre ishte ulur Alina.

Fituesja e dikurshme e Medaljes së artë Olimpike është paraqitur disa herë në ballinat e revistave me nam, si Vogue e Maxim.

Madje është spekuluar për një aferë ndërmjet saj dhe Vladimit Putinit, megjithëse zyrtarisht është demantuar.

Maria Rosaria Carfagna

Mjafton vetëm një shikim ndaj bukuroshes italiane për ta mësuar arsyen pse ndodhet në këtë listë. Para se të fillonte të merrej me politikë, Maria ka qenë modele dhe prezantuese televizive.

Në politikë u përfshi në vitin 2004 dhe akoma është pjesë e saj. Me kalimin e viteve, dukja e saj është bërë më serioze dhe ajo tash mban flokë të shkurtra dhe veshje elegante.

Sethrida Geagea

Edhe pse tashmë është në moshë, kjo 50-vjeçare vazhdon të konsiderohet si një prej politikaneve më seksi në botë. Ka lindur në Ganë, ndërsa në Liban i hyri politikës pas arrestimit të burrit të saj në vitin 1994.

Në vitin 2005 u bë pjesë e parlamentit, ndërsa një kohë ka qenë edhe ministre.

Orly Levy

Ajo ka shërbyer në forcat ajrore izraelite, ka qenë modele dhe prezantuese televizive, ndërsa e ka studiuar Juridikun.

Pasi i përfundoi studimet filloi të merrej me politikë dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendje falë bindjeve të saja të fuqishme të djathta.

Për shumëkënd, Orly është dëshmisë femrat mund të jenë të bukura, të mençura por edhe të gjenden në ushtri.

Sot Levy është 43 vjeçare dhe vazhdon të merret me politikë.

Toireasa Ferris

Ajo merret me politikë që nga mosha 18 vjeçare. Edhe pse ka pasur deklarata kundërthënëse, irlandezja Ferris e ka pasur mbështetjen e popullit dhe është zgjedhur si përfaqësuese në Parlamentin evropian.

Ruby Dhalla

Gjatë viteve 2004-2011, Partia Liberale e Kanadasë ka pasur pjesëtaren më atraktive në historinë e vete. Në rini, Ruby ka fituar në shumë gara të bukurisë, ndërsa pas shkollimit filloi të merrej me politikë.

Mirëpo, në vitin 2014 u përfshi në një skandal dhe u tërhoq nga politika, kurse pjesë e partisë u bë kryeministri aktual i Kanadasë, Justin Trudeau.

Eva Kaili

Politikania greke tërheq vëmendjen e meshkujve në vendin e saj. Karrierën e ka nisur si gazetare dhe prezantuese e lajmeve.

Eva ka kryer studimet e Arkitekturës, prandaj edhe ajo është dëshmi se bukuria dhe mençuria mund të shkojnë bashkë.

Pas disa vitesh në parlamentin grek, tash është zgjedhur të jetë pjesë e Parlamentit evropian. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version