Telegrafi

Tetë persona vdesin në det në 24 orët e fundit, duke tentuar të arrijnë në Spanjë

Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre gra, u mbytën ndërsa përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe nga Maroku në Spanjë.

Anija e rojtarëve bregdetar maroken që morri trupat të hënën gjithashtu shpëtoi 70 të mbijetuar, përfshirë 10 gra dhe një fëmijë, të cilët u gjetën në një “gjendje shumë të dobët” dhe u transferuan në Nador në veri të Marokut, ku ata do të merrnin kujdesin mjekësor, transmeton Telegrafi.

Rreth 24 janë ende të humbur pasi varka që transportonte rreth 100 migrantë u kap brenda natës, sipas OJQ-së Spanjolle Caminando Fronteras.

Ndërsa të martën,  policia spanjolle tërhoqi një trup nga një varkë në brigjet jugore – personi i tetë i mbytur në det në 24 orë, ndërsa përpiqej të arrinte në Spanjë.

Spanja është një pikë kryesore hyrëse për migrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

Gati 25,000 njerëz kanë vdekur duke provuar të arrijnë në Evropë për arsye politike dhe ekonomike që nga fillimi i vitit 2014, përfshirë mbi 19,000 që u mbytën në Mesdhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 1200 migrantë dhe refugjatë kanë vdekur ndërsa përpiqen të arrijnë në Evropë. /Telegrafi/