Site icon Telegrafi

Tetë persona të lënduar në pesë aksidente në Shkup

Tetë persona kanë marrë lëndime të lehta në tre nga gjithsej pesë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç njoftojnë nga SPB, policia ka përjashtuar nga komunikacioni dy shoferë të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pesë shoferë pa leje për vozitje dhe katër makina të paregjistruara.

Me “karrotrec” janë larguar 77 makina.

Gjithashtu është sanksionuar një shofer, i cili ka kaluar në udhëkryq nën dritën e kuqe të semaforit./Telegrafi/

Exit mobile version