Telegrafi

Tetë persona të lënduar në një aksident në hyrje të Gostivarit

Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda në një aksident në hyrje të Gostivarit, pas përplasjes së një veture dhe furgoni. Në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur i cili pa patentë shoferë ka drejtuar veturën.

Sipas SPB Tetovë, në mëngjes rreth orës 06:50 në hyrje të Gostivarit ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy automjete me targa të Gostivarit “Golf” e drejtuar nga një 16-vjeçar nga Gostivari dhe një furgoni “Mecedes” e drejtuar nga S.S. (34) gjithashtu nga Gostivari.

Në aksident dy shoferët dhe bashkudhëtarët (tre burra dhe tre gra) nga Gostivari të moshës mes 30 dhe 58 kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit.

Në vendin e ngjarjes hetim kanë bërë ekipet e policisë së Gostivarit./Telegrafi/