Një person është lënduar rëndë, ndërsa tetë tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta në pesë nga gjithsej shtatë aksidente, në 24 orët e fundët në rajonin e SPB Shkup.
Dy aksidente kanë kaluar me dëme materiale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Gjithashtu nga komunikacioni janë përjashtuar 11 makina për shkak se kanë qenë të paregjistruara, teknikisht të parregullta, mbingarkuara etj./Telegrafi/