Telegrafi

Tetë persona të lënduar në aksident trafiku

Tetë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku janë përfshirë dy automjete civile dhe si pasojë lëndime pësojnë dy drejtuesit dhe pasagjerët e dy veturave.

Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Që të gjithë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Mjekësore Familjare në Vushtrri dhe më pastaj janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas rrethanave shkaktar i aksidentit konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve, të cilat po qarkullonin në kahen e njëjtë të lëvizjes.

Foto: Ilustrim