Telegrafi

Tetë persona nën akuzë për vdekjen e Armando Diego Maradonas, përballen deri me 25 vjet burg

Prokuroria argjentinase ka ngritur akuza pas 15 muajsh hetime për vdekjen e Diego Armando Maradonas.

Futbollisti legjendar vdiq më 25 nëntor 2020 nga pamjaftueshmëria e zemrës dhe edema pulmonare,  ndërkohë prokurorët sot kanë ngritur tetë akuza.

Neurokirurgu Leopoldo Luquem, psikiatri Agustina Cosachov dhe gjashtë punonjës të tjerë mjekësorë dhe shëndetësorë do të dalin para gjykatësit.

Bëhet fjalë për psikologun Carlos Diaz, drejtoresha e sigurimit mjekësor zviceran Nancy Forlini, koordinatori shëndetësor Mariano Perroni dhe infermierët Ricardo Omar Almiron dhe Dahiana Gisela Madrid.

Të gjithë ata akuzohen për vrasje nga pakujdesia me paramendim të mundshëm, që përfshin një dënim nga 5 deri në 25 vjet burg.

Prokurorët pretendojnë se nga materiali i grumbulluar në hetim rezulton se si të shtatë të pandehurit kanë vepruar me pakujdesi, duke rritur kështu rreziqet për pacientin deri në konstatimin e një ngjarje fatale që mund të ishte shmangur.

 

Aktakuza përbëhet nga gjithsej 29 faqe dhe në ditët në vijim pritet të përcaktohet data e gjykimit dhe se cila gjykatë do të ketë juridiksion./Telegrafi/