MPB njofton se gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar në Bellanoc.
“Më datë 08.01.2024 në ora 17:40 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar Bellanoc, afër fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (62) nga fshati Haraçina-Shkup, dhe një automjet “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga OS (43) nga fshati Obllacë-Kumanovë” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në aksident në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë diagnostikuar A.B., O.S., si dhe tre policë të tjerë që ndodheshin në veturën “dacia” dhe tri pasagjere femra nga vetura e pasagjerëve “Mercedes”.
Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë. /Telegrafi/