Site icon Telegrafi

Tetë persona janë dërguar në klinikat e Shkupit

Shtatë persona me dëmtime në kokë dhe një me lëndim të gjurit janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në spitalin e Qytetit të Shkupit.

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e këtij institucioni shëndetësor publik, Jasminka Çabukovska, njofton TetovaSot.

Ajo tha se të tetë të pranuarit në klinikë vetëm një person i cili ka pasur tronditje u shtrua në spital, por është në gjendje të mirë të përgjithshme.

Exit mobile version