Telegrafi

Tetë për qind e fëmijëve janë alergjikë në ushqim

Alergjitë më të shpeshta janë në kikirikë, qumësht dhe molusqe- pohon studimi i botuar në revistën Pediatrics.

Autorët e studimit shpresojnë se ky studim do të ngrejë vetëdijen te prindërit dhe arsimtarët se alergjitë në ushqime janë gjithnjë e më të pranishme dhe mjaft serioze, dhe në këtë mënyrë kjo informatë do të rezultojë me protokollet më kualitative nëpër shkolla, si edhe në aktivitetet e ndryshme në të cilat marrin pjesë fëmijët.

Të dhënat e studimit kanë treguar se rreth gjashtë milionë fëmijë në SHBA vuajnë nga alergjitë e ndryshme në ushqim, ndërsa në përqindje kjo është tetë për qind.

Ndërkaq, edhe pse kanë zbuluar se alergjitë në ushqim janë në rritje, shkencëtarët nuk kanë arritur ta kuptojnë arsyen se pse ndodh kjo. /Telegrafi/