Telegrafi

Tetë pacientë në gjendje të rëndë, nga 338 pacientët me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga 432 pacientë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 338 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, nga këta pacientë, 8 janë duke u trajtuar me respiratorë, 27 po trajtohen me metodën CPAP, ndërkaq 293 janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 158 pacientë, nga të cilët 124 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 26 janë konfirmuar negativ dhe 12 janë ende të pakonfirmuar.

Ndërkaq, nëpër spitalet e përgjithshme të Kosovës janë të shtrirë 274 pacinetë, prej të cilëve 214 janë konfirmuar pozitiv me coronavirus, 3 janë konfirmuar negativ, dhe 48 janë ende të pakonfirmuar.

Ndryshe, Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Lexo po ashtu Raporti i COVID-19 brenda 24 orëve: 8 të vdekur dhe 147 raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276. /Telegrafi/