Telegrafi

Tetë muaj pas lindjes, Candice Swanepoel i rikthehet modelingut (Foto/Video)

Candice Swanepoel është një nga modelet më të njohura në botë dhe një nga engjëjt e Victoria’s Secret.

Mirëpo ajo e braktisi modelingun gjatë shtatzënisë së saj për tu kujdesur për fëmijën e saj të parë, Anaca.

Tetë muaj pas lindjes, duket se modelia Swanepoel i është rikthyer sërish pasarelës së Victoria’s Secret.

Ajo u shfaq për herë të parë pas lindjes në tapetin e kuq të MET GALA 2017 dhe duket se tashmë i është rikthyer sërish karrierës së modelingut.

Gjithashtu ditën e martë stafi i Victoria’s Secret njoftoi kthimin e Candice Swanepoel në listën e engjëjve të saj me një postim në Instagram duke shkruar “Është zyrtare. Engjëlli Candides është rikthyer.” /Telegrafi/