Pamjet prekëse janë publikuar në internet në të cilat shihet ribashkimi emocional midis një qeni dhe pronarit të tij 11-vjeçar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qeni ishte zhdukur rreth tetë muaj, por djaloshi kurrë nuk hoqi dorë nga shpresa për të gjetur atë.
Dhe ka qenë një mik i familjes ai që ka gjetur qenin në një stacion gazi dhe e çoi përsëri tek familja.
Në video, e cila ishte filmuar në Pergamino në provincën argjentinase të Buenos Aires, djali shihet duke dalë nga shtëpia pasi dikush e thirr nga jashtë.
Kur ai sheh qenin e tij për të parën herë që nga zhdukja e tij, ai shihet se nuk u beson as syve të tij.
“Jack” thërret ai, para se të shkonte dhe të përqafonte qenin e tij, madje duke shpërthyer në lot.
Djaloshi thuhet se kishte një marrëdhënie speciale me qenin e tij, që nga koha kur familja e kishte marrë atë, katër vite më parë. /Telegrafi/