Site icon Telegrafi

Tetë muaj me coronavirus, filloi me 27 raste, tani 25 milionë

Kanë kaluar tetë muaj që kur autoritetet shëndetësore në Kinë lëshuan paralajmërimet e tyre të para për coronavirusin tek Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Zyra e OBSH-së në Kinë u informua për rastet e pneumonisë, shkaktari i së cilës ishte i panjohur në qytetin Wuhan, Hubei”, shkruante OBSH në një deklaratë, të 31 dhjetorit të 2019-së, shkruan Euronews.

Në atë kohë, ishin të infektuar vetëm 27 njerëz dhe nuk kishte vdekje, transmeton Telegrafi.

OBSH-ja këshilloi autoritetet të vëzhgonin me kujdes situatën, por jo të vendosnin ndonjë masë specifike për udhëtarët ose tregtinë, transmeton Telegrafi.

Coronavirusi që nga atëherë është përhapur në shumicën e vendeve të botës dhe tashmë me mbi 25 milionë infeksione të konfirmuara. Të paktën 850,000 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Evropa dhe bota kanë hyrë në një ‘normale të re’.

Ekonomitë po përpiqen të rikuperohen pas disa javësh bllokimi.

“Distancimi shoqëror” ka mirëpritur një epokë të re në hapësirën personale, ku autoritetet këshillojnë të mbajnë distanca prej 1 metër midis njerëzve.

Dhe në disa vende, mbajtja e maskave të fytyrës është bërë e detyrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version